Paralajmërohet përkeqësim i motit, mobilizohet KEDS-i

Kosova

Paralajmërohet përkeqësim i motit, mobilizohet KEDS-i

Më: 25 janar 2021 Në ora: 17:19
Foto ilustruese

Nga KEDS’i është bërë e ditur se kanë mobilizuar të gjitha ekipet në teren, pasi që sipas parashikimeve meteorologjike, ditëve në vijim pritet të ketë përkeqësim të madh të motit me erëra të fuqishme të cilat pritet të përcillen edhe me reshje shiu dhe bore.

Sipas KEDS’it, ekipet janë në gjendje gatishmërie për të intervenuar në kohën më të shpejt të mundshme.

Njoftimi i plotë:

KEDS ka mobilizuar të gjitha ekipet e terrenit pasi sipas parashikimeve meteorologjike, ditëve në vijim pritet të ketë përkeqësim të madh të motit me erëra të fuqishme të cilat pritet të përcillen edhe me reshje shiu dhe bore.

Ekipet tona do të jenë në gjendje gatishmërie për të intervenuar në kohën më të shpejt të mundshme për të sanuar çdo avari që mund të shfaqet në rrjet.

KEDS u bën thirrje konsumatorëve që në rast se shohin ndonjë avari në rrjet, të mos i afrohen por të njoftojnë menjëherë Qendrën tonë të thirrjeve apo duke na shënuar në rrjetet tona sociale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat