Haxhiu kritikon qeveritë Kurti e Hoti: Dështuan në menaxhimin e pandemisë

Kosova

Haxhiu kritikon qeveritë Kurti e Hoti: Dështuan në menaxhimin e pandemisë

Më: 25 janar 2021 Në ora: 19:42
Bekim Haxhiu

Bekim Haxhiu i PDK’së ka kritikuar punën e Ministrisë së Shëndetësisë. Thotë se pandemia nuk është menaxhuar si duhet.

“Shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve tregojnë për një keqmenaxhim të pandemisë prej ditë së saj të parë e deri më sot”

“Ndoshta kjo edhe është arsyeja që ata që ishin përgjegjës në keqmenaxhim të pandemisë, sot nuk kanë çka t’i ofrojnë qytetarëve, s’kanë vizion, nuk dijnë se si duhet me ndalë këtë trend të rritjes së numrit të rasteve. Ata na kanë mbyll në dy raste, paramendoni nëse vijnë prapë në pushtet”, thotë Haxhiu.

“Në mbylljen totale gjatë muajve të pranverës të kaluar dhe pastaj kemi hapur një hapje. Dy politika të ndryshme brenda atyre që vetën e kanë quajtur koalicion i shpresës”, tha ai në T7.

“Asnjëra prej qeverive s’ka arrit të gjejë vatrat e infeksionit”, theksoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat