Dyshohet se një person u hodh nga Ura e Fshajtë në Gjakovë, flasin nga Policia

Kosova

Dyshohet se një person u hodh nga Ura e Fshajtë në Gjakovë, flasin nga Policia

Më: 25 janar 2021 Në ora: 22:35
Foto ilustruese

Një person dyshohet se është hedhur nga Ura e Fshajtë në Gjakovë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Gjurkaj ka thënë se i dyshuari e ka lënë veturën afër rrugës dhe se brenda veturës kishte lënë një letër.

“Tani jemi në fazën e parë të hetimeve dhe nuk mund të japim detaje më shumë. Dyshohet se një person i lindur rreth vitit 1971/72 është vërejtur nga një kalimtar i rastit që ka kërcy. Veturën e ka parku afër rrugës e ka lënë një letër. Policia e ka këqyr vendin e ngjarjes. Ne kemi njoftu njësitë e kërkim-shpëtimit, presin që edhe ata të na e bashkëngjiten”, tha Gjurkaj.

I pyetur nëse personi apo trupi i tij është gjetur, ai ka thënë se janë në pritje të ekipës, por ende nuk është gjetur.

“Jo ende, është bërë kërkesa prej ekipës për shpëtim, janë në përgatitje për me dalë por ende nuk është gjetur, deri në këto momente jo”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat