Për një ditë, ngrihen 62 aktakuza ndaj 71 personave

Kosova

Për një ditë, ngrihen 62 aktakuza ndaj 71 personave

Më: 26 janar 2021 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 62 aktakuza ndaj 71 personave.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 12 persona, si dhe është bërë 1 kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetedy (62) aktakuza kundër shtatëdhjetenjë (71) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) person për 48 orë për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe janë ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër  njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat