​Nga nesër QKMF në Podujevë me dy shërbime 24 orëshe

Kosova

​Nga nesër QKMF në Podujevë me dy shërbime 24 orëshe

Më: 26 janar 2021 Në ora: 15:25
QKMF në Podujevë

Përmes një postimi në Facebook nënkryetarja e Komunë së Podujevës Marigona Lahu ka bërë të ditur se nga nesër QKMF në Podujevë do të fillojë punën për herë të parë me shërbimin paliativ atë te rëntgenit si dhe shërbimin e laboratorit 24 orë.

‘’Njoftim për të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës"

Nga nesër me datën 27.01.2021 do të fillojnë punën për herë të parë në QKMF në Podujevë:

1. Shërbimi paliativ

2. Shërbimi i rëntgenit 24h.

3. Shërbimi i laboratorit 24h.

*Shërbimi paliativ nënkupton vizitën mjekësore dhe aplikimin e terapisë nga ana e doktorit të mjekësisë dhe infermieres në shtëpitë e të sëmurëve të cilët janë të palëvizshëm’’. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat