​Në Dobrosin përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës së UÇPMB-së

Kosova

​Në Dobrosin përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës së UÇPMB-së

Më: 26 janar 2021 Në ora: 20:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Dobrosin, në vendlindjen e UÇPMB-së, me rastin e 21-vjetorit të daljes në skenë të UÇPMB-së, u ndezën 30 ndriçues, si shenjë përkujtimi e falënderimi ndaj veprës së lavdishme të 28 dëshmorëve dhe dy martirëve.

“Më 26 janar të vitit 2000, doli në skenë UÇPMB-ja. Kjo ushtri ia ndriçoi jetën shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në shenjë mirënjohje, sonte në Dobrosin, në vendlindjen e UÇPMB-së, lëshuam 30 ndriçues. 28 ndriçues për 28 dëshmorët dhe 2 ndriçues për dy martirët”, thuhet në një postim të Bujanoci.net në Facebook.

Gjatë vitit 2000 dhe gjysmës së parë të vitit 2001 territoret e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë qenë fushëbetejë ndërmjet forcave ushtarake të Serbisë dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).

Pjesëtarët e UÇPMB-së, për herë të parë janë paraqitë publikisht më 26 janar të vitit 2000 në Dobrosin të Bujanocit gjatë varrimit të vëllezërve të vrarë Saqipi ndërsa veproi deri në maj 2001, kur edhe u nënshkrua marrëveshja e demilitarizimit. UÇPMB la pas, dhjetëra dëshmorë, shumë invalidë dhe mijëra veteranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat