Vazhdojnë reshjet e borës

Kosova

Vazhdojnë reshjet e borës

Më: 27 janar 2021 Në ora: 07:02
Ilustrim

Java e fundit e janarit nga ekstremi në ekstrem. Fillimisht më ftohtë dhe me reshje bore. Në fundjavë sërish më butë e priten edhe reshje shiu.

27.01 - Ftohtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

28.01 - Ftohtë me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Në mëngjes aty këtu me mundësi për reshje të dobëta bore.

29.01 - Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Në mbrëmje vonë priten edhe të reshura shiu.

Temperaturat e ajrit në rënie. Minimalet zbresin nga 2C deri në -6C, e maksimalet zbresin pranë 0C, e deri të premten në rritje deri në 7C.

Të hënën do të fryj erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga krahu jugor 7-16m/s, me hove edhe deri në 20m/s (72km/h). Nga e marta do të fryj erë mesatare nga veriu 5-12m/s

Shtypja atmosferike pas një rënie të thellë sonte gjatë natës, në ditët e ardhshme me tendencë të rritjes mbi vlera normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat