Nuk respektuan masat antiCovid – Policia dënoi të martën 406 qytetarë

Kosova

Nuk respektuan masat antiCovid – Policia dënoi të martën 406 qytetarë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në 24-orët e fundit ka shqiptuar 406 tiketa për qytetarët  në bazë të ligjit për COVID-19.

Në raportin 24-orësh, thuhet se janë shqiptuar edhe 941 tiketa për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Gjithashtu, të martën bëhet e ditur se kanë ndodhur 18 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 44 tjerë me dëme materiale. Po ashtu, Policia njofton se ka arrestuar 24 persona, 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse tre në vuajtje të dënimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat