​Më 1 shkurt lansohet platforma shkollat.org

Kosova

​Më 1 shkurt lansohet platforma shkollat.org

Më: 27 janar 2021 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) së bashku me Unicef Kosovo Programme dhe në partneritet me Microsoft dhe Universitetin e Kembrixhit më 1 shkurt do të lansojë platformën digjitale shkollat.org, ka bërë të ditur sot ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj.

Kjo platformë ndërlidh nivelet e arsimit para-universitar me shërbimet e Microsoft Office 365 dhe ofron mundësinë që 345,000 nxënës dhe të gjithë mësimdhënësit në Kosovë të kenë adresën e tyre unike të postës elektronike për t’u kyçur në shkollat.org dhe të kenë çelësin e programit shkollor të digjitalizuar të Kosovës nga 1 shkurt 2021.

Mbi 14.000 video mësimore dhe jo vetëm, do të ngarkohen në platformë nën mbikëqyrjen e MASH.

Ministri Likaj ka falënderuar Unicef Kosovo Programme për mbështetjen e vazhduar në çdo formë për arsimin në Kosovë.

Ndryshe, lansimi i platformës shkollat.org do të bëhet më 1 shkurt, në ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat