​FSK në kërkim të gjetjes së personit që kërceu nga Ura e Fshejt

Kosova

​FSK në kërkim të gjetjes së personit që kërceu nga Ura e Fshejt

Më: 27 janar 2021 Në ora: 14:18
Ura e Fshejt

Policia rajonale e Gjakovës ka njoftuar se në kërkimet për gjetjen e një personi që ka kërcyer dy ditë më herët nga Ura e Fshejt në Xërxë të Rahovecit kanë dalë edhe ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Gjakovës, Nusret Gjurkaj ka konfirmuar se sot rreth orës 11:30, njësiti kërkim -shpëtimit i FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes tek Ura e Fshejt në fshatin Xërxë.

“Dhjetë pjesëtarë të FSK-së të specializuar në gjetjen e trupit të zhdukur para dy dite në lumin Drini i Bardhë. Të njëjtit kanë vendosur një tendë afër seperacionit “ Vëllezërit Morina”, në këtë operacion janë edhe njësiti i Hetimeve Rajonale si dhe patrulla e ekipit reagues e stacionit policor Rahovec”, ka thënë Gjurkaj.

Ndryshe, një person është hedhur nga Ura e Fshejt, i cili dyshohet të jetë i gjinisë mashkullore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat