Zemaj kërkon zbatimin e rekomandimeve për luftimin e Covid 19

Kosova

Zemaj kërkon zbatimin e rekomandimeve për luftimin e Covid 19

Më: 27 janar 2021 Në ora: 15:09
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se edhe 301 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai ka kërkuar respektimin e rekomandimeve për luftimin e Covid 19.

Njoftimi i Zemajt:

Të nderuar qytetarë, Sot kemi numrin më të madh të testimeve, 2325. Nga këto mostra, 301 kanë rezultuar pozitiv, me normë pozitiviteti 12.9%.

Kërkoj nga secili që ta ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit dhe shëndetin publik, sepse, ngarkesat në spitale janë rrezik i shtuar edhe për profesionistët për të ofruar përkujdesje, edhe për pacientët dhe familjet të cilat presin përkujdesje cilësore shëndetësore. Ju bëj ftesë të gjithë qytetarëve t’i zbatojnë rekomandimet për luftimin e Covid 19. Bashkë ia dalim!Barte maskën!Ruaje distancën!Mbaje higjienën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat