GIZ-i dhuroi material didaktik për nxënësit e dy qendrave mësimore për komuniteteve jo shumicë

Kosova

GIZ-i dhuroi material didaktik për nxënësit e dy qendrave mësimore për komuniteteve jo shumicë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 15:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu, sot në Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “Ibrahim Rugova”, pranuan një donacion nga GIZ-i gjerman për qendrat e mësimit për fëmijë të komuniteteve jo shumicë.

Donacioni i sotëm i dhuruar nga Agjencioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), për dy qendra mësimore për fëmijët e komuniteteve jo shumicë në Podujevë, me bazë në shkollat “Ibrahim Rugova” dhe “Shaban Shala”, ka për qëllim avancimin e cilësisë së mësimnxënies dhe përmirësimin e kushteve të mësimit për nxënësit e komuniteteve.

Donacioni i dhuruar nga GIZ-i, që u implementua nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), që përmban material didaktik (libra, fletore dhe materiale të tjera përcjellëse), do ta bëjë më atraktiv mësimin për këta fëmijë.

Drejtori i Arsimit, Avni Fetahu tha se donacionet janë gjithmonë të mirëseardhura, sidomos kur kemi të bëjme me arsimimin e nxënësve të komuniteteve jo shumicë.

Ai shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e plotë të drejtorisë që udhëheq, në përkrahjen dhe përmbushjen e nevojave të këtyre nxënëseve.

Nënkryetarja Lahu dhe drejtori Fetahu falënderuan GIZ-in për këtë donacion dhe përkrahjen e vazhdueshme për arsimin në Komunën e Podujevës.

Në ceremoninë me rastin e pranimit të donacionit ishte edhe kryetarja e Komitetit për Komunitete në Komunën e Podujevës, Albina Avdiu dhe përfaqësues të komuniteteve jo shumicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat