IOM-i vazhdon implementimin e projektit për Stabilizimin e Komuniteteve

Kosova

IOM-i vazhdon implementimin e projektit për Stabilizimin e Komuniteteve

Më: 28 janar 2021 Në ora: 18:37
IOM-i vazhdon implementimin e projektit për Stabilizimin e Komuniteteve

Në kuadër të implementimit të projektit për Stabilizimin e Komuniteteve IV (EU-CSP IV), i cili financohet nga BE dhe menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë, Rafete Halili nga komuniteti ashkali, ka përfituar një motokultivator dhe mjetet përcjellëse.

Përfaqësuesja e IOM-it dhe udhëheqësi i zyrës për Komunitete në Komunën e Podujevës, Liman Zeqiri, në kuadër të programit EU-CSP IV, ia kanë dorëzuar përfitueses Rafete Halili - pjesëtare e komunitetit ashkali, një motokultivator si dhe mjetet përcjellëse, që do ta ndihmojnë atë në kultivimin e perimeve të ndryshme në serë dhe në fushë të hapur.

Projekti EU-CSP IV, që implementohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), përkrah iniciativat e komunitetit për integrimin e plotë të tyre në shoqëri dhe përmbush objektivat strategjike, që do të kontribuojnë në arritjen e një sistemi gjithëpërfshirës për respekt, barazi dhe integrimi për diversitetin e këtyre komuniteteve.

EU-CSP IV krijon mundësi gjeneruese të të ardhurave për komunitetet jo-shumicë përgjatë zinxhirit të vlerës në sektorët kryesorë ekonomikë në Kosovë duke rritur kështu perspektivat e tyre të rintegrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat