Komuna e Klinës fillon ndarjen e mjeteve buxhetore për fëmijë të porsalindur

Kosova

Komuna e Klinës fillon ndarjen e mjeteve buxhetore për fëmijë të porsalindur

Më: 29 janar 2021 Në ora: 11:59
Komuna e Klinës

Kuvendi i Komunës së Klinës, me vendim unanim nga të gjitha partitë politike, ka aprovuar propozimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për realizimin e subvencionit për fëmijët e porsalindur.

Sipas vendimit të Kuvendit komunal, ndarja e mjeteve buxhetore do të bëhet në këtë mënyrë:

Për fëmijën e parë do të ndahen 180 euro.

Për fëmijën e dytë 200 euro.

Për fëmijën tretë dhe të tjerë do të ndahen nga 250 euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat