Kryetari Bulliqi dhe anëtarët e Ekzekutivit mbajtën takim me taksistë që operojnë në Podujevë

Kosova

Kryetari Bulliqi dhe anëtarët e Ekzekutivit mbajtën takim me taksistë që operojnë në Podujevë

Më: 29 janar 2021 Në ora: 14:50
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me anëtarë të ekzekutivit të Komunës, ka mbajtur një takim me taksistët që operojnë në Komunën e Podujevës.

Gjatë takimit të kryetarit Bulliqi me taksistët, ku ishin të pranishëm edhe drejtori i Inspeksionit, Ajet Potera, drejtori i Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Bujar Hasani dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Fevzi Jetullahu, u bisedua për procedurat e pajisjes me leje të punës për taksistët që nuk i posedojnë ato dhe organizimin më të mirë të punës së tyre, që ka të bëjë me vendqëndrimin-pikënisjen e tyre në qytet.

Kryetari Bulliqi gjatë këtij takimi tha se pret një bashkëpunim të mirë me këtë kategori të transportuesve publikë me organet kompetente dhe në koordinim me drejtoritë përkatëse të caktohet pikënisja për taksitë.

Drejtori i Inspeksionit Ajet Potera u angazhua që vendqëndrimet-pikënisjet, të cilat aktualisht shfrytëzohen nga taksitë pengojnë qarkullimin në qytet. Prandaj, në bashkëpunim me vetë taksistët do të gjendet një zgjidhje e favorshme, e cila do te jetë e favorshme për operimin e kësaj kategorie të transportuesve.

Drejtori i Urbanizimit Bujar Hasani dhe ai Shërbimeve Publike, Fevzi Jetullahu u shprehën të gatshëm për bashkëpunim dhe gjetjen e rrugëve ligjore për legalizimin e taksive të cilët nuk kanë leje pune dhe përcaktimin e pikënisjeve në qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat