Hoxha në Drenicë: Odat e mëdha te UÇK-së sonte ishin të vogla për t’i zënë simpatizantët e PDK-së

Kosova

Hoxha në Drenicë: Odat e mëdha te UÇK-së sonte ishin të vogla për t’i zënë simpatizantët e PDK-së

Më: 29 janar 2021 Në ora: 16:50
Hoxha gjatë ditës së sotme ka vizituar fashtrat Abri, Baicë dhe Tërdec

Kandidati për deputetë Sejdi Hoxha, gjatë ditës së sotme ka vizituar fashtrat Abri, Baicë dhe Tërdec.

Hoxha ka shkruar se odat e mëdha te UÇK-së sonte ishin të vogla për t’i zënë simpatizantët e PDK-së.

Postimi i plotë:

Bazat e para të UÇK-së në Abri, Baicë dhe Tërdec, janë edhe bazat e PDK-së kjo u dëshmua edhe sonte me mbështetjen e madhe që morëm nga banoret e këtyre fshatrave.

Odat e mëdha te UÇK-së sonte ishin të vogla për t’i zënë simpatizantët e PDK-së para të cilëve prezantuam platformën e rimëkëmbjes së shtetit e cila është platforma që më së shumti i duhet Kosovës.

Faleminderit Drenicë

Faleminderit Kosovë.

Sejdi Hoxha

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat