Fundjava me mot të butë

Kosova

Fundjava me mot të butë

Më: 29 janar 2021 Në ora: 20:24
Ilustrim

Fundjava me mot të butë dhe mjaft dinamik. Me shi e borë sonte, nesër gjatë ditës intervale me diell. Nga e diela sërish me reshje shiu. Vende-vende reshjet do të jenë më intensive.

29.01.2021 - Dy depërtime të cikloneve sonte dhe ditën e diel, sjellin një mot mjaft dinamik në këtë fundjavë, e ku sonte priten reshje shiu, që më vonë gjatë natës përzien edhe me borë. Në aspektin termik do të mbajë mot i butë, me temperatura ndjeshëm mbi vlera mesatare.

Të dielën pasdite dhe në mbrëmje sërish priten të reshura shiu, e do të fryjë edhe erë më e fuqishme juglindore. Reshjet në këto ditë fundjave vende-vende mund të jenë më intensive.

Në fillim të javës së ardhshme mbetet mot kryesisht me vransira, e që kohëpaskohe priten edhe të reshura shiu, por do të mbetet mot i butë. Nga e mërkura do të ketë më shumë diell, e temperaturat vazhdojnë me një trend rritës, që në pjesën e dytë të javës rriten edhe deri në 15C.

Moti dinamik në fundjavë, mund të fuqizojë erërat të cilat edhe mbajnë më të shpërndarë ndotësit ajror, e indeksi i cilësisë së ajrit do të zbres edhe në vlera të mjaftueshme. Por që në raste të qetësimit të erërave dhe orëve të mbrëmjes indeksi kalon edhe në vlera të dobëta. Nga dita e hënë cilësia e ajrit mund të mbetet më gjatë në vlera të dobëta shkaku edhe i qetësimit të erërave.

30.01 - Herët në mëngjes vazhdojnë reshjet e shiut, që vende-vende do të përzien edhe me borë. Deri në mesditë vransirat shpërndahen, e pasdite me kthjellime dhe me diell.

31.01 - Butë, kryesisht me vransira dhe erë. Në mëngjes reshje lokale shiu. Pasdite dhe në mbrëmje me reshje shiu, që vende-vende do të jenë më intensive. Në vise malore borë.

1.02 - Kryesisht me vransira, vende-vende me reshje të dobëta shiu kohëpaskohe.

2.01 - Butë, kryesisht me vransira, ditën edhe intervale me diell. Kohëpaskohe priten reshje lokale shiu.

3.02 - Paradite vransirat shpërndahen, e gjatë ditës kryesisht me diell dhe më butë.

Temperaturat minimale luhaten nga 1C deri 3C, e maksimalet mbeten mbi vlera mesatare dhe luhaten nga 7C deri 10C, e nga e mërkura në 11C me tendencë të rritjes.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme drejtimesh të ndryshme 3-15m/s, e ditën e diel kryesisht nga juglindja me hove edhe deri në 15m/s (55km/h).

Shtypja atmosferike në fundjavë zbret thellë nën vlera normale, e gjatë javës së ardhshme me tendencë të rritjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat