KEDS: Së shpejti do të rikthehet furnizimi me energji elektrike në dy lagje të Prishtinës

Kosova

KEDS: Së shpejti do të rikthehet furnizimi me energji elektrike në dy lagje të Prishtinës

Më: 30 janar 2021 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) ka bërë të ditur se së shpejti do të rikthehet furnizimi me energji elektrike për një pjesë të lagjes Muhaxherëve dhe një pjesë të Bregut të Diellit në Prishtinë.

“Si pasojë e mbingarkesave në daljen 36, nga nënstacioni Prishtina II, 110/10 e cila furnizon pjesërisht lagjet e sipërme, ka ardhur deri tek dëmtimi i kabllos nëntokësore furnizuese”.

“Ekipet e KEDS kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes ku pas lokalizimit dhe hapjes së kanalit, po punojnë në sanimin sa më të shpejt të prishjes”, thuhet në njoftimin e KEDS-it në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat