Ky është moti për sot

Kosova

Ky është moti për sot

Më: 31 janar 2021 Në ora: 07:00
Foto ilustruese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet që të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me intervale me diell.

Sipas Institutit, vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu ndërsa në viset me lartësi mbi 800 parashihet që reshjet e shiut të jenë të përziera me borë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat