Ngjarjet e datës 31 janar

Kosova

Ngjarjet e datës 31 janar

Më: 31 janar 2021 Në ora: 07:25
Foto ilustruese

Sot e diele, 31 janar, do të zhvillohen disa ngjarje.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, me rastin e përvjetorit të rënies së heroit Zahir Pajaziti, vendos kurora lulesh te shtatorja e tij në Prishtinë në orën 10:00.

Me moton “Ditët Historike të shënuara me gjak, nderohen duke dhuruar gjak”, Kulla e Zahir Pajazitit i hap dyert për të pritur qytetarë të cilët do të kenë mundësi të dhurojnë gjak për të nderuar heronjtë. Ngjarja mbahet te Kulla e Zahir Pajazitit në orën 10:00.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, bën homazhe të busti i heroit Zahir Pajaziti në Podujevë, nga ora 11:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat