Në hyrjen e banesës së babait të Fatmir Limajt, vendoset pllaka përkujtimore

Kosova

Në hyrjen e banesës së babait të Fatmir Limajt, vendoset pllaka përkujtimore

Më: 31 janar 2021 Në ora: 12:19
Vendoset pllaka përkujtimore

Në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, u bë shpalosja e pllakës përkujtimore të njërës prej bazave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më saktësisht në banesën e babait të kreut të Nismas Fatmir Limajt.

Djali i Kadri Limajt, Demir Limaj, tha se në këtë banesë kanë qëndruar figurat e UÇK-së dhe shumë plane operative janë bërë në këtë banesë.

Ndërsa, Fatmir Sopaj, kryetari i OVL-së dega në Prishtinë, tha se kjo është baza ku janë marr vendime të rëndësishme.

“Unë falënderoj familjen Limaj që kanë pasur guxim që banesën e tij ta lëshojë në shërbim të ushtarëve të UÇK-së”, tha Sopaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat