Bulliqi bëri homazhe në 24-vjetorin e rënies së komandantit Zahir Pajazitit

Kosova

Bulliqi bëri homazhe në 24-vjetorin e rënies së komandantit Zahir Pajazitit

Më: 31 janar 2021 Në ora: 14:09
Bulliqi bëri homazhe në 24-vjetorin e rënies së komandantit Zahir Pajazitit

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i shoqëruar nga anëtarët e Ekzekutivit, ka bërë homazhe pranë varrit të Heroit të Kosovës dhe komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti në Kompleksin memorial në Orllan, te shtatoret e katër dëshmorëve në qytet dhe në kompleksin “Baza e Parë e UÇK-së” në Lladoc.

Në 24 vjetorin e rënies së njërit nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitit me bashkëluftëtarët Hakif Zejnulllahu dhe Edmond Hoxha, delegacioni nga Komuna e Podujevës i prirë nga kryetari Bulliqi, kanë vizituar kompleksin memorial në Orllan dhe kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule pranë varrit të Zahir Pajazitit dhe pranë shtatoreve të dëshmorëve, që ranë më 31 janar 1997.

Me këtë rast kryetari Bulliqi ka përkujtuar heroizmin dhe luftën e shenjtë për liri të Zahir Pajazitit me shokë.

“Shpirti i tij kryengritës, heroizmi, guximi dhe sakrifica për të jetësuar idealet për lirinë tonë e lartësojnë Zahirin në piedestalin e figurave më të ndritshme të kombit tonë. Ai dhe bashkëluftëtarët e tij, Hakifi edhe Edmondi, janë shembulli më i mirë i luftës për çlirim”, tha kryetari Bulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat