Gjatë 24 orëve, 7 persona të ndaluar nga prokuroria

Kosova

Gjatë 24 orëve, 7 persona të ndaluar nga prokuroria

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”. Me aktvendim të prokurori të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat