Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 00:13
Foto ilustruese

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) dhe JICA e Japonisë nënshkruajnë marrëveshjen për realizimin e projektit për bashkëpunim teknik me 4 komuna, me qëllim të përmirësimit në menaxhimin e mbeturinave. (MEA, ish-zyrat e MZHE-së, ora 08:00)

Mbahet programi orientues mes institucioneve: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Prokurori i Shtetit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave, OJQ dhe akterët tjerë për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit. (KQZ, kati i katërt, ora 9:00)

PSD mban aktivitet afër Teatrit Kombëtar. (Ora 12:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, takohet me ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev. (Shtëpia e Bardhë, ora 13:00)

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj takim me struktura dhe aktivistë në restorantin “Liona” në Kamenicë. (Ora 16:00)

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI) organizon punëtorinë virtuale: "Gazetarët dhe Integriteti i Informacionit: Si t'i luftojmë dezinformatat gjatë procesit zgjedhor?" https://us02web.zoom.us/j/88949362145?pwd=UjMyUDlFWC9STGhuMFA2cUFqOUl3UT09 Meeting ID: 889 4936 2145, (Ora 18:00 - 20:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat