Marrëveshje bashkëpunimi mes OAK-ut dhe Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinës

Kosova

Marrëveshje bashkëpunimi mes OAK-ut dhe Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinës

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 16:54
OAK

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë nënshkruan sot një memorandum të bashkëpunimit me qëllim të shkëmbimit dhe ofrimit të këshillave profesionale për bizneset në fushën e bujqësisë dhe veterinarisë, si dhe studentëve të këtij fakulteti t’iu mundësohet praktika profesionale pranë bizneseve anëtare të OAK-ut.

Me këtë rast u tha se ndërlidhja e studentëve me tregun e punës, rritja e bashkëpunimit të ndërsjellë, dhënia e kontributit në ndryshim-plotësimin e ligjeve dhe udhëzimeve administrative, përkrahja në sferën e bujqësisë si një nga sektorët më me potencial dhe krijimi i grupeve të përbashkëta punuese.

Kryetari i Bordit të OAK-ut Skënder Krasniqi ka bërë të ditur se arsyeja kryesore e nënshkrimit të këtij memorandumi është ndërlidhja e studentëve me tregun e punës, pasi që shpërputhja e nevojave të tregut të punës me atë të prodhimit, është arsyeja pse të rinjtë nuk po arrijnë të gjejnë vende pune.

Dekani i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë Bedri Dragusha tha se nënshkrimi i këtij memorandumi është hapi i parë dhe i rëndësishëm duke uruar kështu për bashkëpunime dhe projekte praktike të përbashkëta në të ardhmen.

Ndërsa, Alltane Kryeziu shprehu shqetësimin e saj për numrin e vogël të studentëve të cilët kanë aplikuar këtë vit në Departamentin që ajo ligjëron.

OAK veçoi se qëllimi kryesor i nënshkrimit të këtij memorandumi është ndërlidhja e biznesit me studentët dhe anasjelltas duke ndikuar kësisoj në aktivizimin e fuqisë punëtore dhe punësimin e tyre duke përmbushur kështu edhe nevojat e bizneseve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat