Selimi e quan skandaloze deklaratën e Konjufcës për ambasadën në Jerusalem

Kosova

Selimi e quan skandaloze deklaratën e Konjufcës për ambasadën në Jerusalem

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 00:36
Selim Selim

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Galuk Konjufca ka folur për zyrtarizimin e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Konjufca tha se nuk ka qenë veprim i mençur vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

E Selim Selimi inga AAK e ka quajtur skandaloze këtë deklaratë.

”Deklarata e Konjufcës, skandaloze. Nëse BE e të tjerët përzihen, kjo vetëm e bën që  nuk do ta njohin sovranitetin tënd. Me jap këtë deklaratë një ish-ministër është skandaloze. Ne e kemi marrë vendimin që ta hapim ambasadën në Jerusalem. Në çështje bilaterale, vendosin shtetet vet”, ka thënë në një debat Selimi.

“Konsideroj që nuk ka qenë politikë e mençur e ministrisë tonë të Jashtme dhe ish kryeministrit të paligjshëm”, ka deklaruar Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat