Komuna e Kamenicës kërkon të interesuar për bashkëfinancim të projekteve

Kosova

Komuna e Kamenicës kërkon të interesuar për bashkëfinancim të projekteve

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Komuna e Kamenicës hap afatin për të interesuarit për bashkëfinancim të projekteve infrastrukturore.

Komuna e Kamenicës njofton Kryetarët e Këshillave Lokale të cilët janë të interesuar që me bashkëfinancim të realizojnë projekte infrastrukturore në lokalitetin e tyre për vitin 2021, duhet të parashtrojnë kërkesë pranë zyrës së Kryetarit të Komunës, Qëndron Kastrati.

Kërkesa duhet të parashtrohet me plan ideor përkatës.

Afati i dorëzimit të kërkesave me projekte ideore fillon më 05 shkurt dhe është i hapur deri më 5 mars 2021.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat