2 të shëruar dhe 3 raste të reja me Covid-19 në Malishevë

Kosova

2 të shëruar dhe 3 raste të reja me Covid-19 në Malishevë

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 16:12
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 2 persona janë shëruar, ndërsa janë regjistruar 3 raste të reja me covid-19.

Të dhënat janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës dhe nga kontaktet në terren, si dhe duke u bazuar edhe në rezultatet e testeve të bëra.

Përndryshe, nga 34 testime të bëra për covid-19, pozitiv kanë rezultuar 3 persona.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 760 raste pozitive me covid-19, prej tyre 629 janë shëruar, 45 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 86 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat