Lirohet nga paraburgimi polici që rrahu 18-vjeçarin Leotrim Rama

Kosova

Lirohet nga paraburgimi polici që rrahu 18-vjeçarin Leotrim Rama

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 17:26
Foto

Krejt kjo kishte ngjarë tri vite më parë.

Polici H.K kishte ushtruar dhunë mbi 18 vjeçarin Leotrim Rama Brenda stacionit policorë.

E menjëherë pas shpërndarjes së saj në rrjete sociale u morën edhe masa nga organet e drejtësisë.

I pandehuri H.K u arrestua dhe u mbajt në paraburgim për 48 orë.

E posa plotësoi këtë dënim prokurori Eset Rama e liroi H.K me arsyen se ky i fundit u tregua i sinqertë gjatë deklaratave të përshkrimit të rastit.

Mirëpo lënda nuk u mbyll me kaq pasi që Këshilli Prokurorial vendosi ta suspendojë Ramën si ndëshkim për vendimin e dhënë.

KPK-ja ka marrë vendim në mënyrë unanime për pezullimin nga puna të prokurorit në fjalë, si dhe ka themeluar Panelin hetimor, i cili do të trajtojë rastin dhe do t’i rekomandojë KPK-së vendimin përfundimtar

E pas suspendimit të prokurorit Rama, prokuroria mori vendim ta kthejë policin H.K sërish në paraburgim.

Edhe këtë herë polici nuk ndenti gjatë.

Kjo pasi që avokati i H.K dërgoi lëndën në Gjyaktë të Apelit.

Arbër jashari, zëdhënës I Gjykatës së Apelit bëri të ditur për T7 se polici që ka kryer aktin e dhunshëm mbi Leotrim Ramën u lirua nga paraburgimi.

Të pandehurit H. K. i është nderprerë masa e paraburgimit të premten dhe e njejta i është zëvendesuar më atë të arrestit shtepiak, në kohëzgjatje prej 30 ditësh. I pandehuri nuk guxon të largohet nga lokalet ku ai e ka vendbanimin ose vendqëndrimin pa lejen e gjykatës, në të kunderten në cdo kohë mund t’i shqiptohet masa e paraburgimit.

Edhe Leotrim Rama  ishte në dijeni se polici që e sulmoi tash është liruar nga paraburgimi, por i njëjti tha se nuk është në gjendje të flasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat