Stop dhunës në shkolla

Kosova

Stop dhunës në shkolla

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 10:11
Deçan

Në Gjimnazin “Vёllezёrit Frashëri në Deçan“ u mbajtën trajnime informues-bashkëbiseduese me nxënësit e këtij Institucioni arsimor ku me këtë rast u anketuan nxënësit lidhur me dhunën dhe dukuritë negative në shkolla.

Permes bashkë-bisedimit ështe munduar të ngritet vetëdija për të mos i heshtur rastet ngase ato edhe mund te eskalojne por t’I identifikojnë predispozitat e dhunës dhe t’i raportojnë ku dhe si duhet, duke shmangur rreziqet e përshkallezimit të rasteve të ngrisim vetëdijen për të mos i heshtur rastet ngase ato edhe mund të eskalojnë por t`i identifikojnë predispozitat e dhunës dhe t`i raportojnë ku dhe si duhet, duke shmangur rreziqet e përshkallëzimit të rasteve.

Tekstet e pytësorëve dhe broshurave informuese kane pasur karakter sensibilizues për nxënësit, dhe janë dizajnuar që të adresojnë fushen e dhunës fizike dhe psikologjikë.

Gjatë ketyrë katër vitevë, vlen të ceket se jane trajnuar mbi 2000 të rinje, dhe janë shperndare qindra broshura në shkolla fillore dhe të mesme.

Drejtori i Ojq ‘Rinia’ Liridon Istrefaj mbajti nje ligjerate e cila u realizua me qindra të rinjë të këtij Institucioni prestigjioz arsimor.

Në vazhdimësi Ojq ‘Rinia’ është duke i perkrahur te rinjët e komunës se Deçanit, ti themi stop dukurive negative pasi jane nje imazh i keq me të cilen po perballet rinia jonë. Jemi 21 vite pas luftes dhe dhuna nuk benë të jetë e pranishmë asesi ne shoqërin tonë, keshtu tha në ligjeraten e mbajtur para te rinjve Liridon Istrefaj.

Po ashtu ai shtoj se qëllimi i tij është shpërndarja e qasjes pozitiviste tek të rinjët ku në mënyrë të shkoqitur bashkëbisedoj me të rinjët për aspekte pozitive të qasjes dhe zhvillimit tek të rinjët.

Të rinjët ishin shumë falënderues dhe mirënjohës për mundësinë e dhënë, dhe të gjithë ishin të interesuar që ky projekt të vazhdojë edhe më tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat