AVUK për gjashtë muaj asgjëson mbi 83 mijë kilogramë mish

Kosova

AVUK për gjashtë muaj asgjëson mbi 83 mijë kilogramë mish

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Inspektorët e Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit gjatë vitit të kaluar ka realizuar 1 mijë e 600 inspektime.

AVUK gjatë gjashtëmujorit të fundit i ka asgjësuar 83 mijë e 301 kilogramë produkte me origjinë shtazore.

Kështu për Klan Kosova tha zëdhënësi Lamir Thaçi.

Thaçi tha se arsyet e asgjësimit ishin të ndryshme.

“Arsyet e asgjësimit të produkteve me origjinë shtazore kanë qenë të ndryshme, për shkak të kushteve jo adekuate të ruajtjes, therjes së kafshëve jashtë thertoreve të licencuara, përpunim dhe paketim të produkteve pa licenca nga AUV-ja, me afat të skaduar, pa dokumentacion etj. Për periudhën 6-mujore të vitit 2020 janë asgjësuar 83.301 kg produkte”.

Ai shtoi se përveç ndalesave dhe konfiskimeve të produkteve që ka kryer Inspektorati, kanë qenë edhe vetë subjektet që kanë pasur kërkesa për asgjesimin e produkteve me afat të skaduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat