6 të shëruar, 1 i vdekur dhe 5 raste të reja me covid sot në Malishevë

Kosova

6 të shëruar, 1 i vdekur dhe 5 raste të reja me covid sot në Malishevë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 15:30
Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, 6 persona janë shëruar nga covid-19, 1 person ka vdekur dhe janë regjistruar edhe 5 raste të reja.

Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me IKSHPK, me IRSHP në Prizren dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 773 raste, prej tyre 673 janë shëruar, 46 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 54 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat