Hapen dy çerdhe në Suharekë

Kosova

Hapen dy çerdhe në Suharekë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 19:24
Bali Muharremaj

Sot ishte një ditë e mbarë në Komunën e Suharekës, pasi që aty u hapën dy çerdhe për fëmijë.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj i cili edhe mori pjesë në përurimet e çerdheve.

Muharremaj bëri me dije se njëra çerdhe u hap në fshatin Sopijë e tjetra në Gjinoc.

Po ashtu Muharremaj tregoi se deri në fund të këtij viti do të hapen edhe shumë çerdhe të tjera nëpër fshatra të Suharekës dhe në qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat