Haradinaj dhe Elezaj në terren pas vërshimeve në Klinë: Gjendja alarmante

Kosova

Haradinaj dhe Elezaj në terren pas vërshimeve në Klinë: Gjendja alarmante

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 18:57
Haradinaj dhe Elezaj në terren pas vërshimeve në Klinë

Si pasojë e reshjeve të shiut, në disa vende të Kosovës ka vërshime të mëdha.

Ramush Haradinaj, kandidat për president, së bashku më kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezi, kanë vizituar fshatin Volljakë.

“Vizituam fshatin Volljakë që është përfshirë nga vërshime të mëdha si pasojë e të rreshurave të fundit”, ka njoftuar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Tutje ai ka thënë se gjendja është alarmante dhe ka bërë apel te institucionet qendrore për një mobilizim të menjehershëm me qëllim të intervenimit, përballjes dhe sanimit të kësaj hapësire nga pasojat e përmbytjeve. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat