Sot në Malishevë, 2 të shëruar dhe 1 rast i ri me Covid-19

Kosova

Sot në Malishevë, 2 të shëruar dhe 1 rast i ri me Covid-19

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 16:13
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri.

Të dhënat janë të konfirmuara nga komunikimi i rregullt i Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 778 persona, prej tyre 679 janë shëruar, 46 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 53 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat