Aktakuzë për disponim dhe ndërrim të mallit pa autorizim

Kosova

Aktakuzë për disponim dhe ndërrim të mallit pa autorizim

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë, pranë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit me iniciale B.A dhe subjektit juridik me inicialet “U.F”.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri dhe personi juridik kanë kryer veprën penale “Disponimi dhe ndërrimi i mallit pa autorizim”, nga neni 29 të Ligji nr. 03/L-244 për Rezervat Shtetërore të Mallrave.

Me këtë rast të njëjtit përmes disponimit të paautorizuar të rezervës shtetërore (grurit), buxhetit të shtetit i kishin shkaktuar dëm prej 529.181.10 euro.

Dëmin i pandehuri më pas e ka kompensuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat