Lladrovci viziton nga afër disa fshatra për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të vazhdueshme të borës

Kosova

Lladrovci viziton nga afër disa fshatra për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të vazhdueshme të borës

Nga: A.SH Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 23:35
Ramiz Lladrovci në terren

Pas reshjeve të borës, kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci ka vizituar disa fshatra për të parë nga afër gjendjen në të cilën rrugët kanë qenë të vështira për lëvizje.

“Kam kërkuar nga kompania përgjegjëse të jenë gjatë gjithë kohës në teren, që rrugët të jenë të kalueshme për qytetarët”, ka thënë Lladrovci.

Postimi në Facebook:

Qytetarë të dashur,

Për të parë nga afër gjendjen e rrugëve në Komunën e Drenasit, bashkë me Drejtoreshën e DShPE-së, Lumnije Krapi, sapo vizituam fshatrat, Llapushnik, Arllat, Bytyq, Krajkovë, Damanek, Vasilevë, Gjurgjicë, Vuçak, Terdec, Abri, Gradicë, Godanc, Baicë e tjera vendbanime. Në Llapushnik e Arllat takova asambleistët Petrit Gashi e Burim Bujupi, të cilët po përcjellnin gjendjen e rrugëve nëpër vendbanimet e tyre.

Pas reshjeve të vazhdueshme të borës, rrugët kanë qenë të vështira për lëvizje. Mirëpo, kompania e kontraktuar për pastrimin e rrugëve tashmë ka dyfishuar kapacitetet e saj dhe po përkujdeset për pastrimin e trotuarëve dhe rrugëve në qytetin e Drenasit dhe në të gjitha fshatrat.

Prioritet janë rrugët kryesore dhe 17 rrugët që i kalojnë qytetarët tanë me hemodializë e pastaj rrugët dytësore.

Kam kërkuar nga kompania përgjegjëse të jenë gjatë gjithë kohës në teren, që rrugët të jenë të kalueshme për qytetarët.

Meqë reshjet e borës janë të vazhdueshme, lusim qytetarët të kenë kujdes në trafik.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat