Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit

Kosova

Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 07:06
Foto ilustruese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë publik linkun përmes së cilit mund të gjeni qendrën tuaj të votimit, duke shkruar vetëm numrin personal.

Për ta gjetur qendrën tuaj të votimit, ju duhet të shkruani numrin tuaj personal dhe më pas ju shfaqet emri, mbiemri, komuna dhe qendra e votimit.

Një milion e 794 mijë e 862 votues me të drejt vote, prej tyre 49 mijë e 198 votues për herë të parë, sot vendosin për përfaqësuesit e tyre në Kuvend dhe Qeveri.

Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat