KRU ‘Prishtina’ kërkon nga konsumatorët që të kujdesen për ujëmatësit

Kosova

KRU ‘Prishtina’ kërkon nga konsumatorët që të kujdesen për ujëmatësit

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët se, gjatë sezonit dimëror të kenë kujdes të shtuar gjatë vendosjes së ujëmatësve.

Kompania paralajmëron se, tubacionet/instalimet brenda pronës tuaj përfshirë këtu edhe ujëmatësit mund të ngrihen brenda disa orëve nga fillimi i motit me temperatura të ulëta, nëse ata janë të ekspozuar direkt ndaj ajrit të ftohtë.

“Ju jeni përgjegjës për mbrojtjen e tubave të ujit dhe të ujëmatësve (të brendshëm ose të jashtëm/në afërsi të banimit) nga ajri i ftohtë dhe era. Parandalimi i ngrirjes së ujëmatësve dhe tubave që mos të vijë deri te ngrirja është shumë më e lehtë sesa zëvendësimi i tubave që ngrijnë dhe shpërthejnë. Për fat të mirë, kjo është relativisht e lehtë për t’u bërë, me ç’rast ne do t’iu ndihmojnë të parandaloni dëmtimet, shpenzimet dhe vështirësitë që mundeni të ballafaqoheni në situatat kur tubat dhe ujëmatësit janë ngrirë”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

KRU “Prishtina” tregon edhe si të veprohet gjatë instalimeve të ujëmatësve.

“Gjeni valvolën kryesore të mbylljes së ujit p.sh në bllokun e banimit (puseta me ujëmatësin kryesor) apo ne shtëpitë private. Tregoni të gjithë anëtarëve të familjes se si të mbyllni atë në rast të një tubi i cili mund të shpërthejë ose emergjencë të ngjashme. Në banimet kolektive, banorët duhet të dinë vendndodhjen e pusetës me ujëmatës dhe valvulën për ndërprerjen, po ashtu dhe valvulën për ndërprerje të rrjetit të hidrantëve të brendshëm në rast se keni shpërthim të tubit të hidrantëve. Apelojmë që, në katet e përdheses ku vertikalja e furnizimit është më shumë e ekspozuar në ajrin e ftohtë( temperature të ulëta) dhe mundësitë e rrjedhjes janë potenciale, andaj ju lusim të merrni masa dhe të izoloni, që të mos vijë deri te ngrirja. Bëni izolime në pusetat ku e kanë të vendosur matësin e ujit, që të mos vijë deri te ngrirja. Tubat që kanë më shumë gjasa të ngrihen janë ata që janë në muri të pa-izoluar mirë, garazhe, bodrume dhe ata të vendosur cektë nën sipërfaqen e tokës. Shtoni izolimin në mure të jashtme kudo që të jetë e mundur dhe mbyllni (vishni) gypat me izolim në garazhe dhe bodrume si dhe medoemos bëni izolim të brendshëm ujëmatësit, me materiale që pengojnë ajrin e ftohtë”, përfundon njoftimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat