Oda e Mjekëve të Kosovës nesër ndanë dekorata në nderim të mjekëve që kanë vdekur nga COVID-19

Kosova

Oda e Mjekëve të Kosovës nesër ndanë dekorata në nderim të mjekëve që kanë vdekur nga COVID-19

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur se ditën e nesërme do të shpërndajë dekoratën Nderi i Mjekut “Ali Sokoli” si dhe Dekoratën për Arritje Shkencore “Musa Haxhiu”.

Dekorata Nderi i Mjekut “Ali Sokoli” do të ndahet në nderim të Mjekëve të cilët kanë ndërruar jetë nga virusi COVID-19, ndërsa dekorata për Arritje shkencore “Musa Haxhiu” do të ndahet për Dr. Flamur Blakaj për kontributin e veçantë në avancimin e shkencave mjekësore në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se nesër me datë 16 shkurt 2021 me fillim nga ora 14:00 në objektin e Telemjekësisë – QKUK, Oda e Mjekëve të Kosovës do të bëjë shpërndarjen e Dekoratës Nderi i Mjekut “Ali Sokoli” si dhe Dekoratën për Arritje Shkencore “Musa Haxhiu”

Dekorata Nderi i Mjekut “Ali Sokoli” do të ndahet në nderim të Mjekëve të cilët kanë ndërruar jetë nga virusi Covid-19

Dekorata për Arritje shkencore “Musa Haxhiu” do të ndahet për Dr Flamur Blakaj për kontributin e veçantë në avancimin e shkencave mjekësore në Kosovë.

Për arsye të respektimit të masave anti-covid në ceremoninë e ndarjes së dekoratave do të jenë vetem familjaret e ngusht te familjeve te mjekëve ne nderë të të cilëve do te shperndahen dekoratat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat