Vetëvendosja bindshëm e para edhe në Podujevë

Kosova

Vetëvendosja bindshëm e para edhe në Podujevë

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 17:35
Foto

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë numërimin e votave në komunën e Podujevës.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje është radhitur e para më 59.45%, Lidhja Demokratike e Kosovës e dyta më 24.14%, Partia Demokratike e Kosovës 11.54%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 2.10, Nisma Socialdemokrate 1.23% kurse subjektet tjera 1.54%.

Në komunën e Podujevës kanë votuar 79 mijë e 245, kurse numri i vendvotimeve ka qenë 105.

Numërimi i votave ka përfunduar edhe në Pejë, Deçan, Gjakovë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, ndërkohë KQZ është duke vazhduar numërimin e votave edhe në komunat tjera.

KQZ pritet të dalë gjatë ditës së sotme me rezultatet preliminare për zgjedhjet e 14 shkurtit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat