Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 00:35
Foto ilustruese

Mbahet konferenca e tretë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 11:00)

Mbahet ekspozita e fotografisë së reporterit Asllan Krasniqi (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani“- Prishtinë, ora 11:00)

Zhvillohet ndeshja ndërmjet veteranëve të futbollit Kosovë – Shqipëri. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’– Prishtinë, 12:00)

Mbahet ceremonia solemne e dorëzim pranimit të titullit Anëtar Nderi i Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Marin Memës gazetar i mirënjohur shqiptar dhe autor i emisioneve dokumentare “Gjurmë shqiptare”. (Salla e Kuvendit të Komunës së Deçanit, ora 12:00)

Oda e Mjekëve të Kosovës do të bëjë shpërndarjen e Dekoratës Nderi i Mjekut “Ali Sokoli” si dhe Dekoratën për Arritje Shkencore “Musa Haxhiu”. (Objekti i Telemjekësisë – QKUK, ora 14:00)

Mbahet koncerti festiv i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota”. (Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë, ora 17:00)

Shfaqet filmi ‘Babai’ nga Visar Morina. (Kinemaja ABC, ora 17:00-19:00)

Mbahet koncert festiv i Filarmonisë së Kosovës. (Salla e kuqe Pallati i Rinisë dhe Sporteve” – Prishtinë, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat