Nga 18 shkurti mbyllet për qarkullim edhe një segment i Rrugës “Zahir Pajaziti”

Kosova

Nga 18 shkurti mbyllet për qarkullim edhe një segment i Rrugës “Zahir Pajaziti”

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 16:02
Podujevë

Njoftojmë qytetarët e Komunës së Podujevës se për shkak të vazhdimit të realizmit të projektit Ndërtimi i bulevardit dhe sheshit “Sheshi i Dëshmorëve” në qendrën e qytetit, duke filluar nga data 18.02.2021 do të mbyllet për qarkullim të automjeteve edhe një segment i Rrugës “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Podujevës njofton qytetarët se për shkak të vazhdimit të realizmit të projektit Ndërtimi i bulevardit dhe sheshit “Sheshi i Dëshmorëve” në qendrën e qytetit.

Segmenti i Rrugës “Zahir Pajaziti” nga kryqëzimi i Rrugës “Dr.Bajram Krasniqi”, kryqëzimi i rrugës “Ilir Konushefci” deri te kryqëzimi i Rrugës “Xhemajl Mustafa”, do të mbyllet për qarkullim të automjeteve duke filluar nga data 18.02.2021, deri në përfundimin e punimeve.

Gjatë kësaj periudhe kohore qytetarët do të mund të shfrytëzojnë për qarkullim rrugët e tjera në qytet, duke përfshirë edhe rrugën e re tek Xhamia në anën perëndimore të lumit Llap.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat