​Jashari: Shtetin e kemi amanet që ta zhvillojmë

Kosova

​Jashari: Shtetin e kemi amanet që ta zhvillojmë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 12:29
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashar

Në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Skenderajt me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovë, drejtues të kësaj komune theksuan se sakrifica shekullore e popullit tonë, lufta dhe gjaku i derdhur ndër shekuj është bazamenti i shtetit tonë demokratik të ndërtuar me shumë mund e sakrificë.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari tha se shteti ynë tani pas 13 viteve ekzistencë tani ka nevojë për udhëheqës të mirë dhe me vizion të qartë për të ardhmen.

Jashari: Shtetin që e krijuam falë atyre që nuk kursyen as jetën, tani e kemi amanet që ta duam

“Shtetin që e krijuam falë atyre që nuk kursyen as jetën, tani e kemi amanet që ta duam dhe ta zhvillojmë në mënyrë që të rinjtë tanë dhe gjeneratat që vijnë ta gjejnë perspektivën dhe të ardhmen e tyre këtu në Kosovë. Duke qenë i vetëdijshëm mbi atë që përfaqësoj dje, sot dhe nesër me tërë qenien time do të jem në shërbim të qytetarëve për të pasur një mirëqenie më të mirë, arsimim më cilësor, infrastrukturë moderne dhe mbi të gjithë transparencë dhe llogaridhënie. Në rrugën tonë me shumë sfida do të jemi të bashkuar për tej dallimeve tona, ideologjike, politike dhe konceptuale në mënyrë që të jetësojmë amanetin e dëshmorëve dhe heronjve tanë”, theksoi ai.

Pasardhësi i familjes Jashari në Prekaz, tani kryetari i kësaj komune në Drenicë, Bekim Jashari, ka kujtuar heroizmin e familjes Jashari, luftën e shenjt çlirimtare të komandantit legjendar Adem Jashari e bashkëluftëtarëve të tij.

Jashari: Lufta e përgjakshme e popullit tonë të përvuajtur me shekuj për lirinë dhe pavarësi

“Rrugën me shumë vuajtje, sakrifica dhe lufta e përgjakshme e popullit tonë të përvuajtur me shekuj për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Populli ynë është shembulli më i mirë se si nuk duhet dorëzuar asnjë herë në kërkim të së drejtës fondamentale për të qenë të lirë dhe të pavarur dhe atë për asnjë çmim. Sot në 13 vjetorin e shtetësisë tonë me respekt dhe nderime të larta kujtojmë të gjithë ata që në një apo formë tjetër kontribuuan për lirën dhe pavarësinë e shtetit tonë. Kujtojmë heroizmin e familjes Jashari, luftën e shenjt çlirimtare të komandantit legjendar Adem Jashari e bashkëluftëtarëve të tij. Kujtojmë masakrat mbi civilët në Qirez e Likoshan, Abri, Izbicë, Rezallë, Reçak, Studime, Dubravë, Krushë e Madhe, Has e masakra të tjera mbi popullin e pafajshëm e liridashës shqiptarë”, theksoi ai.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Fatbardha Haliti theksoi se sot është një ditë e veçantë për Kosovën, sepse 13 vite më parë deputetët e Kuvendit të Kosovës me përkrahjen e miqve tanë ndërkombëtar bën realitet përpjekjet dhe gjakun e derdhur të shumë gjeneratave për një shtet të pavarur, Republikën e Kosovës.

Haliti: Kjo ditë e sotme nuk do të mund të festohej pa luftën e lavdishme të UÇK-së

“Kjo ditë e sotme nuk do të mund të festohej pa luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari dhe pa ndihmën e fuqishme të faktorit ndërkombëtar”, tha ajo.

Sot për nder të shënimit të pavarësisë së Kosovës, janë organizuar aktivitete të shumta festive sikur institucionet lokale dhe qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat