Zhduket 56 vjeçari nga Vushtrria, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Kosova

Zhduket 56 vjeçari nga Vushtrria, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 21:55
Driton Stranaj

Driton Stranaj dihet i zhdukur nga familjarët e tij në Vushtrri që nga e marta e 9 shkurtit.

Për t’i rënë në gjurmë 56 vjeçarit, i cili ka probleme me shëndetin mendor, është kërkuar ndihmë edhe nga organet e rendit.

Por familjarët të zhgënjyer me rezultatin kërkojnë edhe ndihmën e qytetarëve të tjerë.

Kushdo që e takon Driton Stranaj ose dëshiron t’i ndihmojë familjarët për ta kërkuar atë mund të kontaktojë në këta numra: 044 381 655 dhe 045 830 830.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat