Bislimi: Humbja e thellë e LDK-së, lidershipi nuk perceptoi mesazhin që mori nga disfata në Podujevë

Kosova

Bislimi: Humbja e thellë e LDK-së, lidershipi nuk perceptoi mesazhin që mori nga disfata në Podujevë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 22:07
Faton Bislimi

Ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, në lidhje direkte me Çim Peka Live, ka komentuar humbjen e thellë të pësuar nga kjo forcë politike në zgjedhjet e 14 shkurtit si edhe zgjedhjet që do të mbahen në këtë parti pas dorëheqjes së kreut Isa Mustafa.

‘Ajo që ka ndodhur në Kosovë është vendim i sovranit. LDK nuk e ka vënë kurrë në dyshim vendimin e sovranit. LDK ka qenë gjithmonë e interesuar të çojë vullnetin e popullit të Kosovës aty ku ai vullnet e drejton edhe LDK dhe partitë e tjera. Duke i shërbyer kauzës së shtetit që këto 30 vite kanë qenë kurrizi i shtetit.

LDK përkundër rezultateve të 14 shkurtit nuk është në fund të ekzistencës së saj. Ne do të mësojmë shumë nga kjo humbje.

Ky është edhe mësim i madh për LDK, në mënyrë që të riformatohet në atë mënyrë që ti kthehet bazës së vet, edhe elektoratit të vet.

Ne e kuptojmë fare mirë mesazhin që dha sovrani në 14 shkurt.

Unë e kam thënë edhe më herët edhe në organet e partisë sime, se ajo që ndodhi në Podujevë, ishte një alarm, ishte tingulli i kristaltë, se ne nuk ishim në rrugën e duhur për të fituar në garat e ardhshme elektorale.

Lidershipi i partisë nuk mundi ti përceptojë në mënyrën e duhur mesazhin që mori në Podujevë.

Ky është mësimi më i mirë që kemi marrë në historinë tonë si parti poltike.

Me garën e re që do të hapet në parti, partiae Rugovës do të kthetet aty ku duhet të jetë.

Ata njerëz kanë qenë të pakënaqur me rrugën e ndjekur.

Cilado tentativë për të emëruar një figurë kryesore ose për të nxjerrë një lideprship që nuk buron nga brendia e qytetarëve që kanë qenë historikisht ndjekës të LDK, nuk do të jetë zgjedhje e mirë për LDK.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat