​Edhe një infermiere e Kosovës vdes nga Covid-19

Kosova

​Edhe një infermiere e Kosovës vdes nga Covid-19

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Edhe një infermiere në Kosovë ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës, ka njoftuar se Miradije Pllana-Hoti, infermiere në Klinikën e Neurologjisë, QKUK, ka vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19,

Me këtë rast edhe i ka shprehur ngushëllime familjes dhe të gjithë kolegëve e dashamirëve të saj.

Ky është telegram ngushëllimi i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës:

Telegram ngushëllimi

Sindikata e Infermierëve të Kosovës, me pikëllim të thellë ka marrë lajmin se nga virusi COVID-19, ka ndërruar jetë Miradije Pllana-Hoti, infermiere në Klinikën e Neurologjisë, QKUK.

Do të kujtohet si profesioniste e përkushtuar në punë dhe që nuk ndaloi së shërbyeri pacientëve, përgjatë shumë viteve.

Në emër të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, familjes së ndjerës dhe gjithë kolegëve, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

Kryesia

Sindikata e Infermierëve të Kosovës

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat