Pacolli: Përkrahësi i Vetëvendosjes, ka sulmuar këshilltarin tim në aeroplan

Kosova

Pacolli: Përkrahësi i Vetëvendosjes, ka sulmuar këshilltarin tim në aeroplan

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 00:08
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka treguar se një përkrahës i Vetëvendosjes e ka sulmuar në aeroplan, këshilltarin e tij.

Pacolli ka njoftuar, se sulmi ka ardhur para pak ditësh, nga një përkrahës i VV-së, pa ndonjë arsye, vetëm pse ai është këshilltari i tij.

“Ka ndodhur para pak kohësh, por unë do ta denoncoj atë, ai ka emër edhe mbiemër, ne i njohim ata, ai ka sulmuar një njeri të dijshëm, e ka sulmuar vetëm pse është këshilltari im, pa ndonjë arsye. Ata njerëz kanë probleme me familjet e veta. Deri më tani nuk kam pasur mundësi ta denoncoj, por do ta bëj.

Personat e tillë, po të klikosh dy herë në Facebook, kanë fotografi me Albin Kurtin. Vet Albin Kurti e Glauk Konjufca më kan fyer, më kanë quajtur agjent të Rusisë, por unë e kam lënë atë punë të shkojë, por të njëjtit, kanë ardhur në shtëpinë time, për të bërë koalicion”, u shpreh Pacolli në Edicionin Special.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat