Albana Bytyqi, kandidatja më e votuar e AAK-së në Suharekë

Kosova

Albana Bytyqi, kandidatja më e votuar e AAK-së në Suharekë

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 21:01
Bytyqi dhe Haradinaj

Albana Bytyqi është kandidatja më e votuar e AAK’së në Suharekë.

Derisa ende po vazhdon numërimi i votave nga KQZ, Bytyqi prin në këtë komunë duke marrë 2601 vota.

Gjatë fushatës elektorale, Bytyqi premtoi angazhim në zhvillimin ekonomik dhe të drejtave të gruas.

Sipas rezultateve preliminare që nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta, në zgjedhjet e 14 shkurtit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u rendit partia e katërt me 58.743 vota ose 7.43 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat