Obelisku për mjekë do vendoset tek 'Rrethi i Spitalit'

Kosova

Obelisku për mjekë do vendoset tek 'Rrethi i Spitalit'

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Oda e Mjekëve të Kosovës ka vendosur që për të gjithë mantel-bardhët e rënë në front të pandemisë të iu ngrihet një obelisk si shenjë kujtimi dhe falënderimi për ta.

Ky monument ka për qëllim që të përfshijë edhe sakrificën dhe punën e profesionistëve shëndetësorë  që janë ende gjallë, por të cilët kanë kontribuar për sistemin shëndetësor brenda këtyre dy dekadave.

Këtë ide e kanë mbështetur edhe odat e lëmive të tjera të mantel-bardhëve.

Ky projekt së shpejti pritet të hidhet në proces të tenderimit.

OMK veçse e ka menduar lokacionin se ku do të mund të vendoset ky monument.

Është vendi i ashtuquajtur “Rrethi i Spitalit”, hapësirë kjo që gjendet në afërsi të qendrës spitalore, ku për këtë duhet miratimi i asamblesë komunale të Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat